Kurti përmend Thaçin: Shkaku i zotimit të njëanshëm të tij, ne s’kemi ushtri të Kosovës në veri
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 15 June 2023
Kryeministri Albin Kurti thotë se për shkak të një zotimi të njëanshëm të Hashim Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit.
“17 për qind e territorit te Kosovës është në veri të lumit Ibër. Është territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malor, nuk është çështje e thjeshtë. Prandaj duke pasë parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njësite, patrulla, zyrtar policor për çdo 50 metra në këtë kufi të gjatë. Nuk është e mundshme të ruhet kufiri ashtu, do ti shtojmë policët por aq e madhe është ajo pjesë, teren i vështirë malor, nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm polic për ta ruajtur atë kufi. Kufirin e ruan ushtria në atë pjesë të vendit ushtria është KFOR-i.
Para një dekade, ish kryeministri Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, ku i thotë qe forcat e sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s. Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria.
Ne do të bëjmë maksimumin në policinë tonë por për të qenë plotësisht të suksesshëm aty duhet të jetë KFOR-i”, tha Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Të tjera
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...