Kurti përmend shqiptarët e arrestuar nga Serbia: Kjo është shkelje e qëllimshme, bie ndesh me konventat ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 10 January 2024
Kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024, duke folur së pari për liberalizimin e vizave.
Në këtë linjë ai ka përmendur edhe masat evropiane të vendosura pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
“Angazhohemi çdo vit që masave të padrejta të BE-së t’u vijë fundi. Masa e fundit që i erdhi fundi ishte regjimi i vizave. Kemi qenë shtet i fundit në Ballkan dhe Evropë që nuk ka mundur të lëvizë lirshëm përtej shteteve fqinje”, është shprehur Kurti.
Duke thënë që viti i ri, trashëgon një fqinj të vjetër si Serbia, Kurti ka përmendur rastet e arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.
“Serbia ka arrestuar Xhavit Dakajn dhe Hasan Dakajn, Hasna Dakaj vazhdon të mbahet në mënyrë arbitrare. Kjo është shkelje e qëllimshme, dashakeqe, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Kurti ka përmendur edhe mbajtjen në paraburgim prej kohës të Nezir Mehmetajt dhe Petrit Dulën.
“Ministrja Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e tyre. Përgjigje nuk kemi marrë kurrë përveç lajmit për vazhdim të procesit”.
Të tjera
-
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se v...
-
Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdarja
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi t...
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...