Lajme

Kurti: Përdhunimet dhe torturat kanë ndodhur meqë ishim shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 19 June 2022

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bëri nderime te memoriali “Heroinat”.

Me këtë rast Kurti përkujtoi mijëra gra e vajza, burra e djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Ai tha përdhunimet dhe torturat kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë.

-Advertisement-

“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës edhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm, dhe askush nuk ka nevojë që ta përjetojë atë si diçka persona apo individuale sepse përdhunimet sikurse edhe torturat, sikurse edhe vrasjet dhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetonim të lirë në tokën tonë”- tha Kurti.

I pari i qeverisë theksoi se ky është një çmim i madh dhe i padrejt që e kemi paguar ne.

“Ky është një çmim i madh dhe i padrejt që e kemi paguar ne. Dhe ne e dëshmojmë që e duam këtë vend, pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti- theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera