Lajme

Kurti për zhvillimet në veri: Në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 30 May 2023

Për situatën në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Kurti njoftoi për këtë bisedë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Twitterin e tij.

Temë kryesore sipas kryeministrit ishte sulmi ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve që ndodhën dje pasdite në veri.

Sipas Kurtit, në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

-Advertisement-

“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, e u dëmtuan shumë makina të mediave në Kosovë.

Policia e Kosovës ka thënë se situata aktualisht është e qetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera