Kurti për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi: Ndërmjetësuesit kërkuan që të mbeten konfidenciale temat e bisedimeve

Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 03 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po merr pjesë në Samitin e Berlinit në një deklaratë për mediat atje ka thënë se opsionet që po prezantohen kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, padyshim që janë avancim.
“Opsionet, modelet, idetë që po prezantohen kohëve të fundit padyshim që janë avancim meqenëse bëhet fjalë për koncepte e nocione universale, besoj që kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që për bindjen tonë duhet të jetë finale, normalizim të plotë, ligjërisht e obligueshme dhe ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se Kosovës dhe Serbisë nuk i duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve por një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane.
“Është herët të themi tani se çfarë do të përmbajë ajo në fund, ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje për zgjidhje të problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione “sui generis” me hollësi të panumërta që i nënshtrohen interpretimeve të panumërta e shpesh herë edhe moskuptimeve e keqinterpretimeve, tek një marrëveshje që është e bazuar te vlerat evropiane. Për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk na duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve, por na nevojitej një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane”, u shpreh Kurti.
Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë asnjë marrëveshje që cenon integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e vendit tonë.
Kurti tha se ai është i gatshëm të merr pjesë në takime për dialogun, sa herë që merr ftesë nga Brukseli.
Kryeministri gjithashtu tregoi se ndërmjetësuesit kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Deri më tani është diskutuar për hapa të vegjël, ndërsa momenti i ndryshimit ka ndodhur në Bruksel në takimin e 18 gushtit. Në kuadër të kornizës së përgjithshme të dialogut vijnë propozime dhe ide, dhe unë natyrisht se për të gjitha këto propozime të bazuara në vlera demokratike, shprehu angazhimin tim konkret. Kjo tregon se jemi në shtegun e duhur, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët. Nuk mund ta sabotojmë procesin me hollësi të bisedimeve. Është princip i ndërmjetësit konfidencialiti i bisedimeve”, tha Kurti.
Duke folur për Samitin e Berlinit, Kurti tha se “Procesi i Berlinit është mekanizimi i vetëm i vërtetë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. /Telegrafi

Të tjera
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...