Kurti për zbulimin në Ulpianë: Dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 15 August 2023
Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar zbulimin arkeologjik në Ulpianë, ku është zbuluar një mbishkrim i perandorit Justinian.
Për këtë Kurti ka pritur në takim udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë në Universitetin “Ecole Normale Supérieure”.
Në Facebook Kurit ka shkruar për rëndësinë e këtij projekti.
”Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”.
”Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme”, ka shkruar Kurti.
”Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, sot në takim i pritëm e i falënderuam udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë në Universitetin “Ecole Normale Supérieure”.
”Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...