Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/kryeministri_albin_kurti_2020-1536x10251-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:37 | 21 March 2022
Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, e ka quajtur Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “kukull të Kremlinit”, që drejton një vend që imiton Rusinë, edhe pse nuk është në krye të saj.
Kurti në intervistë tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po ndihet si Stalini, dëshiron ta rishkruajë historinë, e mendon që është në lartësinë e tij.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi, por nuk na befasoi. E kemi parë të vijë me buildup ushtarake. Putin dështoi blitzkrieg, por nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskyn, ai dëshiron ta bëjë këtë me Biden. Ai dëshiron një Jaltë të re. Ai ndihet si Stalini dhe sheh Roosevelt-in e tij në Biden, por nuk dëshiron Churchill midis këmbëve. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e tij. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë: do t’i duhet ta zgjerojë nëse do të bëjë traktativa me Biden. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon në të cilin mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti.
Ndër të tjera, Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës llogarit në ndihmën e Italisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Këtu janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk është në NATO, por ka NATO-n në vetvete (misionin e paqes KFOR, i cili ishte dhe do të kthehet nën udhëheqjen italiane). Ne duhet të bëjmë një hap të mëtejshëm drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s: është vendimtare për sigurinë e zonës dhe ne llogarisim në ndihmën e Italisë.”, u shpreh Kurti.
Ndërkaq Kurti tha se shteti i Serbisë dëshiron paratë evropiane e në anën tjetër armët ruse, ku sipas tij Serbia dëshiron të jetë kukulla e Kremlinit.
“Ajo dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 2021. Serbia, nga ana tjetër, mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë tek “mburoja sllave”. Kanë këto mite mesjetare, pansllaviste dhe shumë të errëta”, shtoi Kurti.
Veç të tjerash, Kurti tha se është e pabesueshme që të mbahen në burg politikanë të rangut të lartë të Kosovës, të cilët luftuan në liri, ndërsa presidenti i Serbisë, ku i referohet si ministër i Millosheviçit po flirton me Putinin.
“Kanë bërë luftë të rëndë me Serbinë, kemi pasur dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të rangut të lartë të Kosovës në burg që luftonin për liri ndërsa Vuçiq, ministri i Millosheviçit, flirton me Putinin. Është një nga paradokset europiane”, përfundoi Kurti në intervistën për mediumin italian “La Repubblica”, që e përkthyer në shqip u shpërnda nga zyra e Kurtit në faqen zyrtare.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_5-2.png)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...