Lajme

Kurti për televizionin portugez: Armatimi që Rusia ia jep Serbisë nuk është për parada, por për luftëra

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 15 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP. Mes tjerash, kryeministri Kurti ka folur edhe për nevojën që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë, sipas Kurtit duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, ka thënë ai, nuk është për parada, por për luftëra, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se sa më parë që të avancojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni.

-Advertisement-

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera