Lajme

Kurti për të shtatën herë udhëton drejt Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 24 October 2023

Për të shtatën herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në shtetin e Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

-Advertisement-

Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, është thënë se kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.

Edhe më 16 korrik, kreu i ekzekutivit kishte udhëtuar për në Greqi ku kishte marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar SYMI i cili është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ndryshe, kjo është hera e shtatë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera