Lajme

Kurti për të hyrat tatimore: Më gjeni një shembull të ngjashëm si Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 28 October 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot gjatë një vizite në Administratën Tatimore të Kosovës, ka folur për të hyrat tatimore të Kosovës këtë vit, në krahasim me vitet paraprake.

Kurti tha se dikush duhet të shikojë se a mund të gjejë një shembull të tillë, si të Kosovës, në historitë ekonomike të vendeve tjera.

“Dikush duhet të shikojë në historitë ekonomike të vendeve, që të gjejë një shembull të ngjashëm, ku krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore shtohen për një të tretën. Nëse e konsiderojmë që viti 2020 ishte një vit me të cilin s’krahasohesh dot, pasi që kishim pandeminë e paparë COVID 19, le ta krahasojmë me vitin 2019 dhe sërish të hyrat tatimore në vitin 2021, që është po ashtu vit i pandemisë COVID 19, janë për mbi një të pestën më të larta se sa dy vite më parë, në vitin 2019”, tha Kurti.

Të tjera