Kurti për sulmet ndaj policëve në veri: Iu takon organeve të rendit të zbardhin rrethanat

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 18 April 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke e komentuar rastin e sulmit ndaj policëve në veri të Kosovës, ka thënë që u takon organeve të rendit të zbardhin rrethanat.
Kurti tha që e kanë ashpër këtë sulm terrorist në të cilin policët “patën fat që shpëtuan”.
“Është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, ajo që i bën analizat dhe studimet, edhe të shkaqeve edhe rrethanave të këtyre sulmeve të pjesëtarëve tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqë me plumba dhe granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilën patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha që organet e rendit do të vlerësojnë se çka duhet të ndërmarrin, në mënyrë që të pamundësohen sulme të tilla.
“Iu takon organeve të rendit që të bëjnë hetimet mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë. Këto janë sulme mbi policët dhe që kanë pasë për qëllim të vrasin, por fatmirësisht nuk kemi pasë dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtar i policisë nuk është lënduar. Por, me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gramë tolerancë nga qeveria dhe shteti i Kosovës”, deklaroi Kurti.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...