Lajme

Kurti për rezultatin e dobët në zgjedhje: Kishte panik opozitar nga qeverisja jonë e suksesshme në nivel qendror

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 16 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për rezultatin në zgjedhjet e së dielës, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë vetëm 4 komuna.

Kurti ka thënë se mbrëmë ka takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh dhe se janë duke përgatitur një raport në lidhje me fushatën, të cilën do ta diskutojnë në Kryesi.

Ai ka përsëritur se ka defekte strukturore e organizative brenda Vetëvendosjes, e cila sipas tij ka ardhur nga rritja e madhe e këtij subjekti politik në 2-4 vitet e fundit.

-Advertisement-

“Unë mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh, edhe ata që fituan dhe nuk fituan dhe mbajta shënime për të gjitha vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe shtabi ynë zgjedhor është duke përgatitur raport për fushatën. Unë nuk do të isha nxituar me konstatime para se ta shohim këtë raport. Ajo që është e qartë është se në subjektin tonë i cili është rritur tej mase në 3-4 vitet e fundit kemi defekte strukturore dhe organizative, nuk kemi strukturë që i përgjigjet madhësisë së Vetëvendosje. Të gjitha llojet dhe numrat e këtyre defekteve nuk do të mund t’ua them sot”, u shpreh Kurti.

Kurti ka thënë se rezultati i dobët në balotazh erdhi edhe për shkak të faktit se të gjitha partitë tjera u bënë bashkë kundër VV-së.

“Në anën tjetër ka ekzistu ni bashkim i të gjithë të tjerëve në balotazh dhe besoj se e kanë pasur me qeverinë qendrore dhe qeverisjen e saj. Ka ekzistu një panik opozitar që i ka detyruar të bëhen bashkë kundër VV-së”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera