Lajme

Sqarimi “interesant” i Kurtit për raportin e DASH-it që thotë se qeveria është e korruptuar

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 29 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me korrupsionin në Kosovë.

Ai ka thënë se tani është më mirë se në raportet e mëhershme ngase sipas tij në raport tani thuhet se janë vetëm disa zyrtarë të korruptuar e jo shumë të tillë.

“Është thënë se korrupsion ka shumë zyrtarë, tash thotë disa zyrtarë, pra është më i mirë se sa raportet e mëhershme, por unë po ju tregoj sipas Freedom House sa i përket lirive politike dhe të drejtave civile. Sipas Transaprency Internacional sa i përket luftimi të korrupisonit, sa i përket pasjat World Justice Project sundimit të Ligjit dhe sa i përket indeksit të demokrcisë sipas Videm Kosova në të gjitha të këto ranglista të institucioneve ndërkombëtare prestigjioze është e para në Ballkan”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera