Lajme

Kurti për policët e rinj në veri: 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali, egjiptianë dhe 3 turq

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 25 July 2023

Pas raportimit që në veri kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka uruar suksese në shërbimin e tyre.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.

Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.

-Advertisement-

“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera