Kurti për Nenin 7 të Marrëveshjes: Flet për komunitetin serb, jo për komunat me shumicë serbe
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 02 March 2023
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për propozimin franko-gjerman për të cilin ka dhënë edhe pajtimin e tij në takimin e fundit në Bruksel.
Kurti në fjalën e tij ka dhënë sqarime për nenin 7 të Marrëveshjes Bazike, në të cilin flitet “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”
Sipas Kurtit, në nenin 7 të propozimit flitet për komunitetin serb dhe jo për komunat me shumicë serbe.
“Ne nenin 7 flitet për komunitetin serb. Pra komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë dy gjera të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisarit edhe në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb duhet hartuar në përputhje me të drejtat e Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti, raporton Express.
Kryeministri thotë se një vetmenaxhim i tillë parashihet edhe në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.
“Pra maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetëmenaxhim i tillë është ajo që kushtetuta e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor s’ka asnjë referencë se çfarë do të nënkuptojë një vetëmenaxhim I tillë, përderisa Tavani i lartë është Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës”, ka shtuar tutje Kurti.
“Kjo nënkupton që rezultati duhet të jetë një format I respektit për të drejtat individuale jo territoriale të pakicave. Që bazohet në individin me të drejta edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet apo monopolin territorializues të tyre. Këtu nuk kam dhënë asgjë. Ajo që kam premtuar e pranuar është që komuniteti serb të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës që e ka pjesë të saj Konventën Kornizë. Kushdo që thotë që kjo nënkupton diçka shtesë e ka gabim. Ose kështu rezonojnë në fqinjin tonë armik. Komuniteti serb nënkupton një dimension social dhe jo territorial, jo institucional e jo politik të një tërësie të individëve. Nuk ka komunitet pa individë, por individët nuk mund të bëhen komunitet.Konventa kornizë ka subjekt individët që janë pjesë e grupeve minoritare dhe ky është kuptimi i Nenit 7. Pra neni 22 I Kushtetutës është referencë për të drejtat individuale”, ka përfunduar kreu i Qeverisë së Kosovës
Të tjera
-
Shkon i dehur në shtëpi, burri në Pejë rrạh gruan
Një burrë në Pejë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkë...
-
PDK sot me tubime në Dragash e Zhur
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot dy tubime zgjedhore në Dragash e...
-
Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike
Sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhj...
-
Policia me aksion në degën e ATK-së në Gjakovë
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po raportohet se kan...
-
Sụlmohet fizikisht një burrë në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Një burrë është arrestuar në Obiliq, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht ...
-
Zbulohet tuneli i fshehtë mes SHBA dhe Meksikës
Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në f...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
TikTok rikthehet në ShBA
Rreth 12 orë pas ndalimit në Shtetet e Bashkuara, TikTok është rikthyer për s...
-
Agnes, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’
”Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren m...
-
Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit
Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të ...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Donald Trump sot betohet si president i SHBA-ve
Sot, Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...