Kurti për ndërkombëtarët: S’mund t’i trajtojmë ata si ministra e veten si zv.ministra
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 09 December 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen në veri të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë së vendit asnjëherë nuk i ndjekin njerëzit në baza etnike apo fetare, por gjithmonë në bazë të sjelljeve dhe veprimeve të tyre individual.
Ai ka thënë se përkundrazi, Policia e Kosovës ka një konsideratë më të madhe për serbët e Kosovës, meqë Serbia në vazhdimësi bën keqinterpretime.
“Policia e Kosovës, organet e sigurisë asnjëherë nuk ndjekin, përndjekin ndokënd në baza etnike, fetare apo të tjera. Por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale. Policia e Kosovës kurrë nuk është e nxitur, orientuar kundër serbëve. Përkundrazi ajo ka një konsideratë shtesë për serbët e Kosovës, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë Kurti.
Megjithatë Kurti thotë se si rezultat të dorëheqjeve që kanë ndodhur, Kosova ka për obligim që të marrë veprime për funksionim të shtetit e të cilat janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Mirëpo në të njëjtën kohë kemi obligime që dalin nga Kushtetuta. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri, ka pastaj obligime ligjore. Gjithashtu ka obligime për zyrtarë të shtetit. Presidentja duhet të konsultojë krerët e partive, të caktojë një datë. Nuk janë vendim dhe veprime politike, janë veprime dhe vendime shtetërore që parashihen me ligj”, ka thënë Kurti.
Ai tutje ka thënë se e kupton kritikën që i bëhet qeverisë dhe kryeministrit, por thotë se e gjithë kjo po bëhet për shtetin e Kosovës. Kurti thotë se Beogradi e ka kuptuar që s’po mund të bëjë ndarjen shqiptarë dhe serbë dhe se tani po bën përpjekje që të bëj ndarje mes serbëve në veri dhe atyre në jug.Megjithatë kreu i ekzekutivit thotë se Serbia do të dështojë ta bëj edhe një gjë të tillë meqë serbët që jetojnë në Kosovë nuk po iu bashkohen bandave kriminale, raporton Gazeta Express.
“Natyrisht që unë plotësisht e njohë, të drejtën për kritikë ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Por duhet të kuptoni që gjithçka që po ndodh është për shtetin e Kosovës. Jemi në shërbim të kushtetutës dhe ligjit. Kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi e ka kuptuar që s’po mund t’I ndajë serbët dhe shqiptarët, s’po arrijnë t’i ndajnë në serbë dhe shqiptarë. Dhe tani po bëjnë përpjekje të ndajë në serbë në veri dhe serb në jug. Por as kjo nuk është e mundur. Serbët s’po iu bashkohen bandave kriminale”, ka thënë kryeministri.
Kur ka folur për koordinimin me ndërkombëtarët për situatën, Kurti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me ta dhe se ata presin që udhëheqësit e institucioneve të jenë në krye të detyrës. Megjithatë Kurti thotë se bashkëpunimi me ndërkombëtarët s’mund të bëhet në formën që ndërkombëtarët të trajtohen si ministra e udhëheqësit e Kosovës të bëhen zëvendësministra
“Është e rëndësishme që e vërteta të jetë publike dhe konfrontohemi me të gjithë ata që e shtrembërjonë atë. Ndoshta ka edhe ide të tjera se çfarë duhet të bëjmë më shumë, por asessi të bëjmë më pak. Kemi bashkëpunim me ndërkombëtarët. Edhe ata presin që të jemi në krye të detyrës. Qeveritë shkojnë, por shteti mbetet. Andaj bashkërendimi me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet në formën kur na i trajtojmë ata si ministra e na të bëhemi si zëvendësministra”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...