Kurti për mospagesën e rrymës nga serbët në veri: Strukturat paralele po imponojnë padëgjueshmëri

Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 19 January 2022
Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, nuk po i lënë qytetarët serbë në që të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.
Ai në një konferencë për media tha se çështja e pagesës së rrymës në veri është politizuar para një dekade.
“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Në njërën anë e kuptojmë rëndësinë e të drejtës për t’u furnizuar me energjinë elektrike. Ajo çfarë shpenzohet duhet edhe të paguhet dhe para gati një dekade kjo çështje është politizuar dhe madje ka pasur edhe marrëveshje në Bruksel që nuk është zbatuar”, tha ai.
Më tutje, kryeministri Kurti deklaroi se edhe çështjen e mospagesës së rrymës nga serbët në veri e kanë të trashëguar nga qeveritë e kaluara.
Kurti theksoi se serbët në veri duke mos e paguar rrymën po i bëjnë dëm edhe shtetit të Kosovës.
“Ne e kemi trashëguar këtë situatë me të cilën po mëremi intesivisht që ta zgjidhim sa më parë , por jam i bindur arsyeja e mos pagesës lidhet edhe me strukturat ilegale të Serbisë atje. Unë besoj që qytetari i zakonshëm serbë është i vetëdijshëm që duhet të paguaj energjinë elektrike. Atje ka disa struktura të cilët imponojnë interesat e tyre dhe e organizojnë një lloj padëgjueshmërie ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë u bëjnë dëme edhe qytetarëve pa dallim por edhe shtetit tonë. Ne po përpiqemi që me sa më pak dëme e në mënyrë paqësore t’i japim epilog kësaj çështje që mund ta ketë vetëm një formë, e kjo është pagesa e energjisë elektrike nga të gjithë ata që konsumojnë”, deklaroi Kurti.
Të tjera
-
Baerbock kërkon hapa të shpejtë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave t...
-
Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt ...
-
Rrebeshe shiu e breshër edhe në disa qytete të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës Mot me shi të rrëmbyeshë...
-
Fortunë në Shkup, dalin pamjet
Mot i keq e ka përfshirë sot pasdite Shkupin. Furtuna që ka kaluar në krye...
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...