Lajme

Kurti për liberalizimin e vizave: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 14 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se prej se ka ndodhur liberalizimi i vizave, ka më shumë qytetarë që po kthehen në Kosovë, se sa që po largohen.

“Qytetarët po e përjetojnë progresin, tash e tre vite qytetarët e ndjejnë që Qeveria nuk e vjedh atë. Liria e lëvizjes vetëm sa shtoi dashurinë për vendlindjen, ashtu siç e kemi parashikuar ne. Tani kemi më shumë qytetarë që kthehen, sesa që shkojnë. Në fund të vizitave qytetarët po kthehen me familjarët e tyre në mërgatë dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj për të shijuar bukuritë natyrore të Kosovës”, tha ai gjatë fjalimit të tij.

Kreu i LVV-së, theksoi se është duke punuar shumë për t’ia kthyer me punë besimin qytetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

“Orët edhe ditët e javës mundohem t’i shtoi për t’ia kthyer me punë besimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera