Kurti për “Le Monde”: Plani i BE-së mundëson njohjen de-fakto

Autori: Gazeta inFokus
22:35 | 18 February 2023
“Punoj shumë që t’i bindi ata ta ndërrojnë mendjen. Janë pakicë, por kanë fuqi vetoje”.
Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në një intervistë për francezen “Le Monde”, duke iu referuar pesë shteteve anëtare të BE-së – Spanjës, Qipros, Sllovakisë, Greqisë dhe Rumanisë – që ende s’e kanë njohur Kosovën.
Ai tha më tej se BE-ja është fati ynë, teksa shtoi se duke e inkuadruar Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, “BE-ja mbron Evropën”.
“Presim që ta arrijmë këtë qëllim në nëntë vjet, që është koha mesatare për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian”, deklaroi Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se në parim e mbështet planin evropian, i cili tha se ofron “njohje de fakto” mes dy vendeve, “si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.
“E mbështes, në parim, planin aktual të mbështetur nga BE-ja, në veçanti nga Franca dhe Gjermania, i cili insiston në demokraci, integritet territorial, sovranitet, sundim të ligjit, vetëvendosje… Ai mundëson njohjen de fakto mes dy vendeve, si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.
Sipas tij, edhe përkundër luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, të rinjtë po ikin nga vendi.
“…Por vendi është dëshmitar i ikjes së mijëra të rinjve çdo vit… Disa ikin, të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe luftoj të kthej në institucionet e vendit të diplomuarit me njohuri të fituara në vendet Perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk jetojnë në vend; kontributi financiar i diasporës paraqet 20% të BPB-së. Është shumë”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kreu i ekzekutivit foli edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, për çka tha se kjo nuk rrezikon të theksojë “diasporën”. “Nuk besoj. Njerëzit që duan të ikin, veçse po ikin. Ajo që është e pandershme është se po duhet të paguajnë për këtë”, potencoi kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

Të tjera
-
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella
Në ditën e Dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një adresim para të...
-
Kos bën thirrje që Kosova sa më shpejtë t’i formojë institucionet
Komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për formimin sa m...
-
Xhamat e zi nëpër vetura, Policia në Gjilan shqiptoi 248 tiketa vetëm në muajin maj
Policia në Gjilan ka njoftuar se gjatë muajit maj ka shqiptuar 248 gjoba për ...
-
Ende asnjë i arrestuar për kërcënimin me jetë të Vjosa Osmanit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, brenda pak ditësh i mori dy kërcënime me ...
-
Osmani i fton subjektet politike nesër për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike për...
-
Gruaja e Dardan Molliqajt, ish ministrja e arsimit në Shqipëri, kandidate për kryetare të Prishtinës
Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri dhe bashkëshortja e kryetari...
-
Ejupi: ZRrE nuk është dashur t’ua ngarkojë në tarifa konsumatorëve kostot enorme për transport të energjisë
Drejtori ekzekutiv në INDEP, Burim Ejupi, ka kritikuar Operatorin e Sistemit,...
-
Trafik a*rmësh nga Kosova në Shqipëri dhe kultivim ka*nabisi, goditet grupi kriminal në Fier
Një grup kriminal i përfshirë në trafik armësh dhe kultivim e shitje të kanab...
-
Provoi t’i japë ryshfet policëve, arrestohet një person në Mitrovicë
Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pas...
-
KEK thirrje bizneseve që kanë dalë në treg të hapur ta zgjedhin atë për furnizim me rrymë, “15 marrëveshje deri tash”
Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar një njoftim duke thënë se inkurajo...
-
Antidroga gati sa nuk u ngujua në ashensor – lifti bie tri kate gjatë aksionit në Prishtinë
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë aksionit antidrogë që po zhvillohet...
-
I errësuan xhamat e automjeteve, gjoba për 248 persona në Gjilan
Policia në Gjilan gjatë muajit maj ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në trafi...