Lajme

Kurti për krerët e UÇK-së që janë në Hagë: E pabesueshme të kesh në burg ata që luftuan për liri

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 21 March 2022

Kryeministri Albin Kurti në intervistën që e ka zhvilluar për gazetën italiane “La Repubblica”, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Kurti në këtë intervistë ka thënë se është e pabesueshme se si politikanë të lartë që luftuan për liri tani po mbahen në burg.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.

-Advertisement-

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

“Është një nga paradokset evropiane”, ka deklaruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera