Lajme

Kurti për herë të parë pëkulët tek varri i Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 17 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka bërë homazhe tek varri i ish presidnetit Ibrahim Rugova pikërisht në 12 vjetorin e Pavarësisë, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka deklaruar Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.

-Advertisement-

Është kjo hera e parë që kryeministri Kurti bën homazhe të varri i Rugovës. Refuzimin e Kurtit për të shkuar të varri i Rugovës, eksponentë të LDK-së e kishin përmendur si një prej arsyeve për dështimin e negociatave për koalicion parazgjedhor.

“Sot teksa shënojm 12 vjetorin e Pavarësisë kujtojmë presidentin e parë Rugovën të zgjedhur me votë popullore si presindetin”, ka deklaruar Kurti.

“Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen e tij politikë për Pavarësie e Kosovës u preftë në paqe”, ka përfunduar kurti duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. / Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera