Lajme

Kurti për CNN nga Ulqini: Serbia t’i largojë 48 bazat nga kufiri me Kosovën, po e presin një “dritare mundësie”

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 09 July 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje për CNN u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë që  t’i bëjnë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, rreth 48 sosh.

Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia është shumë agresive, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.

“Është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, tha Kurti në CNN.

-Advertisement-

Kësisoj kërkoi nga partnerët perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, duke shtuar se secila ka nga 50-150 ushtarë.

“Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse”, u shpreh Kurti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera