Kurti për BBC: Nuk mund të lejojmë që Republika të bie në duart e milicisë fashiste

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 04 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë një intervistë në BBC Radio, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka theksuar se nuk mund të lejojmë që Kosova të bie në duart e milicisë fashite, që kryesohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Kreu i Qeverisë ka thënë se ShBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë partnerë të padiskutueshëm të vendit tonë.
“Ne konsiderojmë ShBA-të, BE-në, e Britaninë e Madhe si vende demokratike dhe botën perëndimore si partner të padiskutueshëm. Por ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Disa mund të komplikojnë, por situata është e thjeshtë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se shteti i Kosovës mund të zvogëlojë numrin e trupave të policisë në objektet komunale në veri, por, së pari duhet që bandat kriminale atje të shkojnë ose në Serbi ose në burg.
“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë ose në Serbi ose në burg”, ka shtuar Kurti.
I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se “jam i gatshëm të dëgjoj propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi që të vendoset sundimi i ligjit në vend”.

Të tjera
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe re...
-
Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetjen ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin e ShBA-s...
-
Vjosa Osmani në fund të mandatit, me gjasa “të vogla” për t’u rizgjedhur presidente, sipas Gashit
Ngërçi politik në Kuvend e ka zhvendosur më larg çështjen e Presidentit, e ci...
-
Rubio: Irani është “shumë më larg” nga një armë bërthamore pas sulmeve amerikane
Irani ka “më pak kapacitet” për të prodhuar me shpejtësi një armë bërthamore ...
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 18 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishti...
-
NATO merr një vendim tranformues
Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar të mërkurën një rritje të madhe të shpenzi...
-
Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest ...
-
Temperaturat mbi 30 gradë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut
Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo...
-
Kosova thotë se ka evakuuar disa qytetarë të saj nga Izraeli, 13 vazhdojnë të qëndrojnë, s’deshën të kthehen
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se bashkë me ambasadën e...