Kurti për Asociacionin: Vuçiq do një shtet brenda shtetit, unë mund të diskutoj gjithçka brenda Kushtetutës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/albin-kurti-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 14 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015, nuk përputhen me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka përmendur disa nga të drejtat që gëzon komuniteti serb në Kosovë.
“Marrëveshja që e nënshkruan paraardhësit e mi 10 dhe 8 vjet më parë nuk përputhet më Kushtetutën e Kosovës sepse shkelin frymën dhe shkronjat e kushtetueshmërisë sonë. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë, 10 nga 38 komunat kanë kryetarë serbë, kemi 10 ulëse të rezervuara në Kuvend por serbët po i bojkotojnë pasi Beogradi po i urdhëron. Ne kemi qenë shumë gjenerozë me serbët në Kosovë, unë jam edhe kryeministri i tyre, dua t’i mbroj të drejtat e tyre.”
Ai në një intervistë për median austriake, TV Thek, tha se nuk ka shansa për Republikë Serbe në Kosovë.
“Ata duhet të jetojnë në Kosovë, por nuk ka shanse për Republikë Serbe sikur në BeH, dhe ky është pikërisht qëllimi i Beogradit zyrtar”.
Kurti ka thënë se ka ofruar të shkruajë një draft statur për asociacionin.
“Unë kam ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE’së që ky asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA’së.”
“Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, jam i gatshëm të diskutoj. Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.
“Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës, e njohur nga 117 shtete nga e gjithë bota”, tha ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/Foto-kryesore.png)
Të tjera
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...