Kurti për Asociacionin: Vuçiq do një ‘shtet brenda shtetit’, që të krijojë jo funksionalitet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 14 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin austriak ORF, ka thënë se ka ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, por se ka refuzuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti thotë se në takime u ka thënë se “nuk mund të ofroj kafe pa filxhan”, teksa shtoi se Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës.
“Jam unë që kam ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE-së që ky Asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA-së, i publikuar nga Chollet dhe Escobar”, u shpreh Kurti.
Sipas Kurtit, Vuçiq nuk ka interes për Asociacionin, por se dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën dhe të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jo funksionalitet.
E këto lloj kërkesash kryeministri u ka thënë se nuk mund t’i pranojë, por gjithçka që është brenda Kushtetutës, dhe që respektojnë vlerat dhe modelet evropiane, është i gatshëm t’i diskutojë.
“Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur. Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës, e njohur nga 117 shtete nga e gjithë bota, 22 nga 27 shtete të BE-së dhe 26 nga 30 anëtarë të NATO-s”, tha kreu i Qeverisë.
Kurti foli edhe për marrëveshjet paraprake për Asociacionin.
“Marrëveshjen që paraardhësit e mi bënë 10 vite më parë dhe tetë vite më parë, nuk e kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sepse kanë shkelur kushtetutshmërinë tonë. Gjuha serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare, dhjetë nga 38 komunat janë me shumicë serbe kemi 10 ulëse të rezervuara në Kuvend por serbët po i bojkotojnë pasi Beogradi po i urdhëron. Ne kemi qenë shumë gjenerozë me serbët në Kosovë, unë jam edhe kryeministri i tyre, dua t’i mbroj të drejtat e tyre”, deklaroi ai.
Kurti tha se serbët duhet të jetojnë në Kosovë, por se nuk ka shanse për Republikë Serbe sikur në BeH, dhe ky është pikërisht qëllimi i Beogradit zyrtar.
Tutje shtoi se Kosova ka qenë bujare me serbët lokalë, dhe se do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e tyre.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizim, që ndërmjetësohet nga BE-ja, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit dhe tha se mund të harmonizohet përmes akteve nënligjore.
Më herët gjatë vitit, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raportet.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...