Lajme

Kurti për arritjen e marrëveshjes për viza: Po konfirmohet progresi ynë drejt BE’së

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 14 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për liberalizim të vizave mes Këshillit dhe Parlamentit të Bashkimit Evropian, në të njëjtën ditë kur u nënshkrua aplikimi i Kosovës në BE.

Kurti tha se këto dy zhvillime, që u bënë njëkohësisht, dëshmojnë progresin e Kosovës drejt BE’së.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera