Lajme

Kurti për Arben Vitinë: Gojëëmbel me qytetarët dhe i pakompromis në punë

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 10 November 2021

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti ka thur shumë lëvdata për kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook e vlerëson atë si gojëëmbel me qytetarët dhe i pakompromis në punë

Beni, siç i referohet ai është i pathyeshëm dhe i palodhshëm dhe i fuqishëm pa u dukur i fortë.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kurtit

Gojëëmbël me qytetarët dhe i pakompromis në punë. Tamam si mjek i mirë që sillet me dashamirësi me pacientët dhe është i saktë me terapinë. Beni është më i urti si shok dhe më i ashpri në punë. I pathyeshëm dhe i palodhshëm. I fuqishëm pa u dukur i fortë. Prandaj ka pasur sukses në çdo angazhim të tijin publik. I reformoi qendrat e mjekësisë familjare në atë mënyrë që edhe kundërshtarët sot ia pranojnë si zotësi. I siguroi 1.2 milionë vaksina me çmimin më të volitshëm e me furnizim masiv. Ai i ka dalë zot qytetarëve në ditët më të vështira dhe ia ka dalë më sukses çdo situate të vështirë politike. Shumë prej tyre i kemi kaluar bashkë. Ne jemi fatlumë që e kemi në Lëvizje dhe qytetarët e Prishtinës do të jenë me fat që ta kenë për kryetar një njeri që shërben me përulësi. Përveçse dije, Beni ka shije, estetike e artistike. Krahas progresit, edhe kjo i duhet Prishtinës, një qytet i fotografueshëm dhe plot jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera