Lajme

Kurti për ambasadorin Berishaj: Është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 29 March 2023

Kryeministri Kurti ka thënë se ambasadori Martin Berishaj po sulmohet për të “mu kapur diku mua”. Ai ka thënë se Berishaj ka dhënë sqarimet e veta lidhur me rastin por duke mos dashur të jap sinjal se do të ndërmarr diçka lidhur me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund të shkarkohet nga pozita e tij.

Kurti e ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë por edhe në Serbi dhe se ai nuk do të ndërmarr asnjë hap përderisa Berishaj ka dhënë sqarimet e tij.

-Advertisement-

“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën, në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje”.

Duke shtuar Kurti se “Duhet të presim, edhe km slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera