Kurti: Për 48 orë, Borrelli e ndryshoi deklaratën, jo unë qëndrimin

Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 30 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në interpelancën që po mbahet në Kuvend për gjendjen në vend, ka folur lidhur me shtyrjen e afatit për targat dhe takimet në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë seancë, ai ka thënë se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga ai shtyrjen e afatit për gjoba për 48 orë e jo për 10 muaj.
Sipas, Kurtit ambasadori i SHBA-së ka thënë që shteti i Kosovës është mirë dhe efikas.
“Ndërkaq, ambasadori amerikan, kur më ka thirrur mu teksa kthehesha prej Tiranës për Prishtinë se prej Frankfurtit aterova në Tiranë se s’kisha lidhe tjera që të mbërrij sa më shpejt në Prishtinë, unë kam biseduar me të dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mëngjesin e nesërm, ai nuk ka thënë 10 muaj, ai ka thënë që shteti i Kosovës është në rregull, është mirë, është i drejtë, është efikas, por mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem edhe unë kam qenë në Shqipëri edhe tash është e vërtetë që ka kërkuar shtyrje, por nuk ka thënë 10 muaj ka thënë 48 orë”, ka thënë Kurti.
Derisa ka thënë se për këto 48 orë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka ndryshuar deklaratën dhe jo ai qëndrimin lidhur me këtë çështje.
“Pra brenda 48 orëve ka ndërru komplet deklaratë e Borrellit, pra të hënën dhe të enjten keni dy deklarata krejtësisht të ndryshme të Borrellit. Në ato 48 orë, Borrelli e ka ndryshuar deklaratën, jo unë qëndrimin. Deklarata e Borrellit në mbrëmjen e së enjtes është pakrahasisht më e mirë se sa ajo në mbrëmjen e të hënës. Ambasadori amerikan nuk tha nesër është rrezik, shtyje 10 muaj tha nesër është rrezik shtyje 48 orë. Në ndërkohë e arritëm deklaratën shumë ma të mirë të Borrellit, krahasuar edhe me të hënën, po madje edhe me ftesën të cilën na patën dërguar për takimin e së hënës”, ka deklaruar ia para deputetëve.
Derisa për shtyrjen për 10 muaj Kurti ka thënë se nëse do ta pranonte një gjë të tillë atëherë do ishte pranim që shteti i Kosovës ka dështuar dhe se nuk do të ishte dorëzim i tij si kryeministër.
Kujtojmë se të mërkurën e 23 nëntorit 2022, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel që policia të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale serbe në Kosovë dhe se shteti serb të mos lëshoj targa për banorët serb të Kosovës./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetë...
-
PDK miraton Deklaratë Politike, riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit
Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën m...
-
Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA
Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS...
-
Bekë Berisha ironizon me Vetëvendosjen: Tu e ndalë gjakd*erdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me...
-
Kurti i quajti “nomadë” ish-opozitën, Duda Balje: Shumë e morën si ofendim, unë jam mësuar më
Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së k...
-
Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar
Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër ...
-
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
Partia Demokratike e Kosovës po mban Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjet...
-
Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin – jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e njëmbëdhjetë...
-
Veton Berisha: Ai mandatar që i siguron 60 vota, unë jam i 61
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se cilido mandatar...
-
Dakaj: Marrëveshja “vllazërore”, me KESH-in mbrojti qytetarët nga çmimet e larta për vite me radhë, pse KEK nuk po e shfrytëzon tash në situata të tilla?
Gazetari, Shkelzen Dakaj, ka ngritur alarmin për gjendjen aktuale të prodhimi...
-
“Lëshoni ren, pse keni ardh ju”, debat i fortë mes Zemajt e Bahtirit pas dështimit të seancës
Debat i fortë u zhvillua ndërmjet deputetit të VV-së, Agim Bahtiri dhe homolo...
-
Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur pas dështimit të ...