Lajme

Kurti: Për 3 vjet e gjysmë, 75 mijë persona më shumë të punësuar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 05 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe për situatën ekonomike në vend, ku ka thënë se gjatë qeverisjes së tij ka pasur zhvillim e përparim të vazhdueshëm.

Ai ka thënë se për tre vjet e gjysmë 75 mijë persona më shumë janë punësuar në Kosovë.

“Pas 3-vjet e gjysmë të qeverisje jemi krenar me të arriturat dhe sukseset e shumta, Kosova sot është shumë më mirë se sa e gjetëm në pranverën e vitit 2021. Është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e përparim të vazhdueshëm. Jemi zotuar për punësim e drejtësi, dhe këtë po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e çfarë mundemi”.

-Advertisement-

“Kjo vjeshtë e ka gjetë Kosovën me 425 mijë të punësuar, kur filluam të qeverisim kishte 350 mijë të punësuar, këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vit e gjysmë nuk do të mbërriheshim pa u rritur ekonomia dhe pa shpërbndarjen që kemi bërë në fusha të ndryshme. Eksportet janë fyshihuar, kurse invesitmet e huaja më shumë se janë dyfishuar”.

“Poashtu e kemi rritur dy herë pagën minimale. Progresi ynë dhe qëndryeshmëria e këtij progresi janë të pashmebullt në Kosovën e pasluftës”, ka deklaruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera