Lajme

Kurti: Pensioni bazik u rrit në 120 euro, puna jonë për mbështetjen e pensionistëve s’përfundon këtu

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 09 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 223 të Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për rritjen e pensioneve prej 20 për qind që u bë në fillim të javës.

Kryeministri theksoi sërish se kjo rritja fillon të zbatohet qysh nga ky muaj, ndërsa nga janari 2025 pritet të rriten pensionet e përcaktuara me Ligjin për Kategoritë e Luftës.

Poashtu, Kurti sqaroi edhe rritjen për këtë kategori në bazë të asaj se sa dëshmorë apo të zhdukur ka një familje, dhe rritja se si bëhet.

-Advertisement-

“Kjo javë nisi me një lajm të mirë për pensionistët. Duke filluar nga ky muaj do të zbatohet rritja prej 20 për qind për pensionin bazik të moshës, atë kontributpagues, të plotë dhe parcial, pensionin e aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për të verbër, për punëtorët e Trepçës. Ndërsa nga janari 2025 do të rriten edhe pensionet të përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, civile dhe familjeve të tyre”.

“Ata që kanë më shumë se një familjar dëshmorë apo të zhdukur do të ndryshojë formula e llogaritjes për anëtarët e tjerë. Nga 20 për qind sa është, shtesa do të llogaritet si 50 për qind e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmorë apo të zhdukur”, tha Kurti.

Por, sipas Kurtit, mbështetja ndaj pensionistëve s’përfundon me kaq, pasi qeveria që ai drejton është drejt finalizimit të reformës pensionale, ndërsa përmendi se katër herë ka pasur mbështetje financiave për pensionistët me nga 100 euro.

“Puna jonë për rritjen e mbështetjes së pensionistëve nuk përfundon me kaq, vazhdon edhe më tej. Me punën tonë drejt finalizimit drejt reformës pensionale, e cila do të sigurojë se ata që kontribuan më shumë për këtë vend të kenë edhe trajtimin përkatës e të dinjitetshëm. Kur kemi hyrë në 6 mujorit e fundit, pensionet, ai bazik është rritur nga 90 në 120, në anën tjetër, katër herë kemi pasur mbështetje financiare nga 100 euro. Prandaj të gjitha këto rritje janë bërë për të zbatuar programin tonë, që ata të cilët kanë nevojë t’ju ndihmojmë më shumë, dhe gjithashtu nuk paraqet reformën pensionale ende të cilën do ta bëjmë në një të ardhme të afërt”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera