Lajme

Kurti – PDK-së për Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë: Motivin dhe qëllimin nuk arrijnë ta fshehin dot

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 18 October 2023

Kryeministri Albin Kurti deklaron se shteti i së drejtës duhet të ketë “Drejtësi në gjykatore, drejtësi për viktimat dhe rejtësi në trajtim” dhe sipas tij, i tillë do të bëhet shteti me reformat e ndërmarra.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti përmend reformat që i ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim.

Kryeministri deklaron se dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të mbetet brengë shoqërore dhe institucionale.

-Advertisement-

Tutje, Kurti ka folur edhe për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, për të cilin tha se PDK po të mos e dërgonte në Kushtetuese, puna e Byrosë do të fillonte para fundit të vitit.

“Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera