Kurti pas takimit me Tërnavën: Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen

Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 28 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Derisa ka uruar të gjithë qytetarët për festë, Kurti falënderoi edhe myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame për angazhimin në vazhdimësi.
“Për festën e Kurban Bajramit vizitën e parë e bëra në Bashkësi Islame, për t’i uruar myftiut Naim Tërnava e bashkëpunëtorëve të tij. Për t’ju falënderuar përsëri për rolin, angazhimin e kontributin që edhe Bashkësia Islame e edhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur në vazhdimësi. Dhe gjithashtu për të uruar njëkohësisht të gjithë besimtarët për këtë festë të sakrificës. Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen, sepse të mirat duke i ndarë bëhen të mira për shumicën, bëhen të mira për të gjithë. Andaj, edhe mirëqenien duhet ta ndajmë, e sakrifica ja vlen, e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta kujtuar këtë dhe për ta konkretizuara sesa Festa e Kuraban Bajramit. Urime të gjithë besimtarëve”, ka thënë Kurti.
Gjatë vizitës në BIK, Kurti duke diskutuar me Myftiun e Kosovës, është shprehur se pas vizitës në Londër, në Kosovë po e pret një punë e madhe.
“Kudo që shkon, meqë e ke telefonin je edhe në zyre, plus kur të kthehesh në zyre është ai grumbulli i letrave. Sot, në mëngjes u detyrova të shkoj, pasi ka raporte, ka sene që duhet lexuar brenda…Duhet t’i përcjellim çfarë po ndodh, sepse është bë kohë e vështirë edhe sa i përket informacionit dhe lajmit, pa e lexuar një ngjarje nga tre apo këtë kënde, nuk po mundesh përshtypjen e saktë dhe të vërtetë”, është shprehur Kurti.
Kryeministri ka përmendur edhe lirimin e tre policëve të vendit, me ç’rast ka marë shembullin e xhevahirit, duke thënë se prej presionit të madh është bërë edhe xhevahiri.
“Edhe xhevahiri që është guacë, se guacat janë të rralla që e kanë xhevahirin brenda, xhevahiri në guacë është prej presionit të madh. Prej presionit të madh është bërë xhevahiri”, ka thënë Kurti mes të qeshurave.
Kurti ka njoftuar se do t’i vizitojë policët e liruar, të cilët më 14 qeshor janë arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës

Të tjera
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...