Lajme

Kurti pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljen e saj

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 11 May 2023

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera