Lajme

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 13 November 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin britanik Andy Burnham, në Dublin, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Ai e cilësoi këtë shtet si partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy