Lajme

Kurti pas humbjes së Akilit dhe Norës: Vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë Olimpik

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 29 July 2024

Kryeministri Albin Kurti i ka falënderuar xhudistët Akil dhe Nora Gjakovën për përfaqësimin e tyre që i bënë Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Akili dhe Nora do të jenë përgjithmonë kampionët olimpik.

“Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak. Mbase kjo është pasojë direkte e shpirtit të tij luftarak dhe dëshirës së madhe për fitore. Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore”.

-Advertisement-

“U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi që të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ippon, por jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, Thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht.  Përkundër kësaj, Akil dhe Nora, vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë Olimpik. Faleminderit për emocionet që na keni dhënë dhe për përkushtimin tuaj për vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera