Lajme

Kurti pas ankandit të energjisë solare: USAID-i, dora që na ngriti nga rrënojat e luftës, tash partneritet të besueshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 12 May 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lansimit të ankandit të parë të energjisë solare, tha se USAID-i ishte “dora që na ndihmoi të ngrihemi nga rrënojat e luftës, e tani është dora e partneritet të besueshëm”.

Kreu i qeverisë, administratoren e USAID-it, Samantha Power, e cilësoi si një mike të madhe të Kosovës.

“Gjatë drekës së punës dhe takimit në kryeministri folëm për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

-Advertisement-

“Nga fjalët në vepra, së bashku me të dhe me ministren Rizvanolli lansuam ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat, duke çliruar potencialin energjetik të vendit tonë”, shkroi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera