Lajme

Kurti paralajmëron: Kosova rrezikon një tentim grusht shteti nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 19 May 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po paralajmëron një rrezik që i vjen Kosovës nga një fuqi tjetër ndërkombëtare.

Ai tërhoqi vërejtjen për ndikimin rus, duke marr si shembull tentim grusht-shtetin në Mal të Zi.

“Kosova rrezikon një tentim puq nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po e don rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.

-Advertisement-

Kurti me studentët e Universitetit të Harvardit ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera