Lajme

Kurti para rekrutëve të rinj të FSK-së: Sot rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 24 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai para tyre tha se sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë.

“Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tone. Sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Rekrutëve të rinj ai u tha se detyra e tyre është fisnike sepse i shërbejnë paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike, përcjell Klankosova.tv.

“Nga sot, ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Detyra juaj është më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike, shtoi kryeministri”, shtoi ai.

Në fund, kryeministri Kurti u bëri thirrje rekrutëve të rinj që të investojnë në veten e tyre, të mësojnë dhe stërviten, shërbejnë me humanitet dhe dinjitet, luftojnë me guxim dhe të bëhen ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera