Lajme

Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas formimit të institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 04 April 2021

Zyrtarët qeverisës duket se i janë gëzuar përmbylljes së ciklit të formimit të institucioneve.Në një foto të postuar nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.

Në foto shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Po ashtu, të pranishëm janë edhe deputetë tjerë.

-Advertisement-

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.

Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar…

Posted by Haxhi Avdyli on Sunday, April 4, 2021

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin, me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera