Kurti: Ose reduktime, ose shtrenjtim të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 27 December 2021
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka zgjidhje të mirë në situatën aktuale të krizës energjetike në të cilën gjendet Kosova. “Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”, ka shkruar Kurti.
Kurti shkruan në Facebook se Kosova është dashur të mendojë shumë më herët që të mos vihet në këtë situatë.
“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri thotë se “reduktimet pothuajse janë hequr”.
“Unë dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr”, shkroi Kurti, duke i ftuar sërish qytetarët që ta kursejnë rrymën.
Postimi i plotë i Kurtit:
Të dashur qytetarë,
Edhe Kosova është në krizë energjetike. Çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme.
Në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar: ishte rreth 70 euro për MWh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro! Në anën tjetër, as gjysma e konsumit te ne nuk mbulohet nga prodhimi: kërkesa ka arritur pikun historik me 1,4 GW, ndërsa në rastin më të mirë (deri sa ta riparojmë bllokun B2 me fuqi prej 255 MW) termoelektranat tona gjenerojnë as 650 MW!
Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe.
Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro.
Gjatë këtyre dy dekadave, projektet e ndryshme pa strategji afatgjate nuk kishin si të mos dështonin. Në vitin 2022 ne do të kemi strategjinë nacionale energjetike për dekadën në vijim, dhe shtigjet ku duhet ecur drejt vitit 2050.
Unë dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.
Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju falemnderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni.
Përzemërsisht,
Albin Kurti
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...