Kurti organizoi pritje për artistët pjesëmarrës në `Manifesta14 Prishtina`

Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 23 July 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje për artistët pjesëmarrës të bienales nomade “Manifesta 14 Prishtina”, që ka filluar dje në Prishtinë.
Kryeministri i falënderoi artistët për pjesëmarrjen dhe kontributin në Manifesta, e cila për 100 ditë do të jetë aktive, përditë, në 25 vende të ekspozimit të veprave artistike të 103 artistëve nga 30 shtete.
Ai falënderoi artistët kosovarë të cilët jetojnë në Kosovë dhe ata të cilët janë kthyer që të jetojnë gjatë kësaj Manifeste, sepse, sipas kryeministrit, ky bashkëpunim i artistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë natyrisht që e rritë shkëmbimin edhe përvojën e të gjithëve.
Në veçanti, kryeministri falënderoi Hedwig Fijen, e cila si udhëheqëse dhe organizatore ka punuar shumë për atë që do të përjetojmë ne gjatë këtyre 100 ditëve.
“Kanë mbetur edhe 99 ditë, pra po i numërojmë teposhtë, në njërën anë gëzohemi që po kemi kaq shumë ditë përpara, por në tjetrën anë hidhërohemi me çdo ditë që na shkon sepse çdo ditë është e papërsëritshme për përvojat dhe për ndjesitë që ne i fitojmë nga Manifesta”, tha kryeministri, sipas komunikatës së ZKM-së.
Të tjera
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...
-
Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin C...
-
Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran ...
-
Zana Avdiu tregon se çfarë do të kishte vepruar po ta kishte pushtetin në dorë
Aktivistja, Zana Avdiu, tashmë njihet për si një nga femrat e cila lufton për...
-
SHBA-ja teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”
Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë m...