Kurti nuk ulet njëherë në tavolinë me Vuqiçin
Autori: Besarta Qadraku 18:14 | 23 February 2021
Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të ulet në tryezë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të biseduar për Kosovë, pa i zgjidhur problemet e brendshme të shtetit.
Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka deklaruar se në udhëheqjen e tij do të fokusohet në rikuperimin e dëmeve që ka shkaktuar pandemia, të “rehatoj” problemin me papunësinë, të bëjë ç’kapjen e shtetit nga korrupsioni për t’ia lënë radhën më pas dialogut me Serbinë.
Por zotimeve të kreut të Vetëvendosjes për t’u përqendruar tek sfidat e brendshme të shtetit, u ka dalë kundër Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price pas zgjedhjeve në Kosovë, i ka kujtuar Kurtit se duhet dhënë prioritet dialogut.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Kosovës dhe Serbisë, që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që duhet të fokusohet tek njohja reciproke. Qeverinë e re e inkurajojmë që sapo të formohet, t’i japë prioritet bisedimeve”, ka thënë ai.
Thirrja nga Departamenti i Shtetit erdhi pas takimit që ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet zhvilloi disa ditë pas zgjedhjeve në zyrat e Vetëvendosjes me Albin Kurtin.
Por, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, njohësit e çështjeve politike, po i mbështesin qëndrimet e Albin Kurtit.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë për Gazetën inFokus, se dialogun nuk e ka prioritet as shteti fqinj, prandaj në këtë situatë nuk duhet të ketë as Kosova.
“Secili shtet i ka prioritetet e veta, në këtë rast Albin Kurti ende nuk është kryeministër por po i tregon prioritetet e qeverisë. Në këtë situatë, prioritet kryesor është normale të jetë koronavirusi, sepse është problem i gjithë qytetarëve. Ne e kemi edhe pamundësinë e zhvillimit ekonomik dhe korrupsionin”, thotë Tahiri.
Sipas tij dialogu nuk është prioritet, pasi po vazhdon me vite dhe do të vazhdojë.
“Mendoj që Albinin nuk duhet me shty për me vazhdu dialogun dhe me i ndrru prioritetet e qeverisë. Ai e ka mandatin është zgjedhur nga populli dhe i cakton prioritetet e veta. Në kuadër të asaj që ka thënë është i katërt prioritet por është i barabartë sepse është ekipi i cili punon për këtë çështje dhe është i barabartë. Sepse edhe Serbia nuk e ka të parën këtë çështje”, është shprehur ai.
Tahiri vlerëson se fati i shtetit nuk është i varur nga dialogu me Serbinë.
“Unë e shoh mirë dhe nuk e shoh me dyshim këtë ide e tij që thotë se është e katërta por nuk do të thotë se është më e rëndësishme. Figurativisht thuhet se nuk është prioritet dhe nuk është e preokupuar se fati i Kosovës nuk është i varur dhe nuk do duhej të ishe i varuar nga dialogu”, është shprehur Tahiri.
I të njëjtit mendim, është edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Mushkolaj për Gazetën inFokus, ka thënë se lideri i VV’së po ofron një çasje të re, sepse çasja tjetër nuk ka treguar rezultat për vite të tëra.
“Po besoj se kështu ka vepruar për shkak të mungesës së rezultateve që i ka tregu dialogu tash e 10 vite. Mos të harrojmë se të gjithë paraardhësit e tij d.m.th. kryeministrat e mëhershëm po flas për 20 vitet e fundit e kanë pasur prioritet dialogun dhe kanë tregu vullnet karshi Serbisë për të vazhduar dialogun. Por kjo nuk është vlerësuar dhe rezultati është ky që është”, thotë Mushkolaj.
Ai konsideron se dialogu i deritashëm ka qenë një proces i dështuar pasi nuk është arritur njohja e Kosovës nga Serbia.
“Dhe me këtë logjikë po besoj se z. Kurti e ka vendosur dialogun jo ndër prioritetet kryesore. Sepse ai i ka marrë votat më 14 shkurt duke mos e pasur prioritet kryesor dialogun”, thotë ai.
Sipas Mushkolajt Kurti ka vepruar në përputhje me atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët përmes sondazheve dhe kjo mosdhënie e prioritetit është mesazh për BE’në.
“Kështu edhe shumë sondazhe janë duke treguar se dialogu nuk është preokupim i qytetarëve të Kosovës. Por jemi mësuar me këtë presionin që e bën BE dhe SHBA për të vazhuar dialogu. Dialogu duke të vazhdojë por qasja duhet të ndryshojë, por duke e pasur parasysh që Kurti po e përmend dialogun në këtë kontekst ku dialogu nuk është prioritet kryesor e kam përshtypje se po don me jep mesazh BE dhe SHBA që të ndërrojnë qasje në kuptimin që dialogu të prodhojë rezultat. E jo që Kosova të tregojë vullnetin e mirë por Serbia të mos lëviz nga vendi”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk kanë dashur të japin detaje se kur do të caktohet koha e saktë për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
MPJ e Rusisë: Të mos ketë presione kohore për marrëveshjen Kosovë – Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi d...
-
Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por prishtinasit s’ndalen me ndeja nëpër lokale
Javën e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e rasteve të reja me koron...
-
Gjilanasi i dehur nuk i bindet policisë, pamje nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës e ka ndaluar një qytetar në lagjen Gravia në Gjilan. Një...
-
Valbon Krasniqi: Rritja e rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme
Drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se rritja e numr...
-
Marsi, muaji i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën – nga Lajçaki deri tek Qeveria e Re
Muaji mars pritet të jetë i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën. ...
-
Parashikimi i motit për dy ditët e fundit të muajit shkurt dhe fillimin e muajit mars
27.02 – Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mje...
-
Lista Serbe: Trajkoviq po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij
Subjekti politik Lista Serbe i ka reaguar ish-deputetes së Kuvendit të Kosovë...
-
Republika Çeke i kërkon ndihmë Polonisë për pacientët COVID-19
Qeveria çeke i ka kërkuar Polonisë që të marrë nga pacientët e saj COVID-19, ...
-
Visar Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë të tre personat që e kanë sulmuar
Gazetari Visar Duriqi i cili ditë më parë u sulmua nga tre persona, ka konfir...
-
Vuçiqi paralajmëron: Një familje serbe me tre fëmijë në Kosovë do të marr 500 euro
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, ka informuar përfaqësuesit e serbëve ...
-
Sofia, ushtarja kanadeze që u bë edhe nënë për fëmijët kosovarë gjatë luftës
Sophie Boisvert Levesque ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë lu...
-
Mitrovicë: Duke ndjekur kontrabandistët, vetura e Doganës bie në lumë
Para pak çastesh një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lush...