Lajme

Kurti: Nuk do të ketë liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 21 February 2018

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të bëhet pasi që kushti kryesor, luftimi i korrupsionit nuk mund të realizohet brenda muajsh, transmeton Infokusi.com

‘Korrupsioni nuk luftohet brenda muajsh, pse të mos e zgjedhim së pari çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë e më pas të merremi me çështjen e demarkacionit’, ka thënë Kurti.

Ai ka vazhduar duke përsëritur edhe një qëndrimin e Vetëvendosjes rreth çështjen e demarkacionit
‘Nuk ka asnjë deputet te VV-së, që nuk ndryshim qëndrimi për demarkacionin’, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Ndërsa deputeti, Glauk Konjufca është shprehur skeptik rreth kalimit të demarkacionit pasi sipas tij deputetët e LDK-së mund të ndryshojnë qëndrimin.

‘Ka rrezik që kaloj demarkacioni në Kuvend pasi deputetë të LDK-së mund të ndryshojnë qëndrimin’, ka thënë Konjufca./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera