Lajme

Kurti: Nuk mund të thuash për çdo javë nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës kurrë e ama asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 09 December 2022

Kryeministri i Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për dialogun me Serbinë dhe asociacionin e Komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë çështje ai u pyet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili i përmendi edhe veprimet e mëhershme të Kurtit kundër kësaj marrëveshje.

Ndërkaq, i pari i ekzekutivit nga foltorja e kuvendit ka thënë se nëse Serbia e do vërtetë asociacionin, atëherë ajo do ta njihte Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“E kam thënë edhe më herët, nëse Serbia do ta dëshironte me gjithë mend asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjëja e parë që do të bënte do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të thuash për çdo javë nuk do ta njoh e Kosovës kurrë e ama asociacionin. Jo nëse e don asociacionin fort, atëherë e njeh pavarësinë. Po ata po thonë për çdo javë se njohim kurrë, kjo në fakt tregon që ata nuk e dojnë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, s’kem pse i japim kaq shumë prioritet apo jo”, ka thënë Kurti duke u larguar nga foltorja me dorë në xhep.

Gjithashtu, në kudër të marrëveshjeve me Serbinë ai tha se nuk mund ti jepet prioritete vetëm asociacionit krahas 32 marrëveshjeve tjera.

“Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel, është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe ndaj shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 marrëveshje si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë që në Bruksel ka një marrëveshje ma të rëndësishme se një marrëveshje tjetër, janë 33 gjithsej. Unë nuk dua t’i neglizhoj, por nuk mund të lejoj prioritizimin e njërës në kurriz të 32 tjerave dhe këto të gjitha i kam paraparë në pikën 4 të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera