Lajme

Kurti nuk komenton pse nuk u takua me Grenell në Mynih

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar pse nuk është takuar në Gjermani me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Shefi i Qeverisë, para mediave tha që në Mynih ka pasur shumë takime tjera, shkruan gazeta inFokus.

Kurti, gjithashtu ka deklaruar se Qeveria e re po punon për të ndërtuar ura me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë të arrihen suksese të përbashkëta.

-Advertisement-

E pas përfundimit të takimit në FSK, Kurti nuk ka komentuar arsyet e mos-takimit me Grenell.

Madje, ka thënë që asnjëherë nuk ka pasur më shumë akime me më shumë diplomatë e politikanë ndërkombëtarë, shkruan gazeta inFokus.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë takime me diplomat e politikanë ndërkombëtarë brenda dy ditëve sa në këtë fundjavë që e lamë pas dhe mbrëmë jam kthyer rreth mesnatës dhe sot kemi shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë”.“…përfitojë nga rasti që tua urojë të gjithëve dhe festofshim edhe shumë përvjetorë të tjera ky është përvjetori i parë i qeverisë sonë e cila e organizon këtë datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Kurti tha që po punojnë që t’u shpjegohet ndërkombëtarëve pozicionet e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Ne në këto konferenca ndërkombëtare po bashkëbisedojmë me miq tanë me partnerë tanë me ata të cilët na kanë ndihmuar shumë dhe qeverinë e re dhe me durim po punojmë që të shpjegojmë pozicionet tona dhe t’i ndërtojmë urat të cilat janë të nevojshme për suksesin e përbashkët”, ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera