Kurti: Nuk ka paqe pa gra, Kosova shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 13 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai e drejton, synon rritjen e numrit të pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë dhe në institucione tjera.
Në konferencën e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”, Kurti ka deklaruar se 24 vjet pas luftës, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.
Duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 24 vjet më parë, Kurti tha se këtë çlirim më së miri e kanë përjetuar gratë.
“Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë histori suksesi i NATO-s. Rasti i Kosovës dëshmoi se sa efikas mund të ishte bashkëpunimi ndërmjet vendeve të NATO-s në mbrojtjen dhe promovimin e paqes. Në këtë përvojë të suksesshme në Kosovë në fund të shekullit 20, NATO nuk do të luante një rol kaq të rëndësishëm dhe efikas bashkimin e aleatëve kundër agresionit rus në Ukrainë. Kosova është histori suksesi jo vetëm në aspektin afatshkurtër por edhe afatgjatë. 24 vjet më vonë, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor, madje një shtet që synon t’i bashkohet kësaj aleance e cila e ka çliruar një qerek shekulli më parë”.
“Nuk ka paqe pa gra sepse paqja pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë më së miri çlirimin nga shtypja, nga dominimi etj. Në këtë rrugëtim të popullit tonë , gratë dhe vajzat luajnë rol të madh. Aktualisht ato përbëjnë 14 për qind të punonjësve të bujqësisë së Kosovës, duke përfshirë 1038 me uniformë dhe 286 staf civil. Ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75 për qind të punonjësve. Qeveria jonë po bën përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në institucionet e sigurisë”, u shpreh Kurti.

Të tjera
-
Djali i Thaçit e feston Bajramin me gjyshen në Burojë: Aty ku i prisnim festat me babin
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban ...
-
Totaj në garë për Prizren: Gjithsesi do të kandidoj, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë ...
-
Kriza politike në Kosovë, Reeker: Është vërtet turp, populli i Kosovës meriton më mirë
Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka th...
-
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e 6 qershorit: Ata ranë që ne të ngritemi
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ra...
-
U përfshinë në aksident pas një grabitjeje, vdesin tre shqiptarë në Spanjë
Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një barnatore...
-
Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja
Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëva...
-
U aksidentua tre javë më parë në Pouskë të Prizrenit, vdes 25 vjeçari
Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte lënduar rëndë në një ak...
-
Merz kritikon senatorët amerikanë: S’kanë ide ç’po ndodh, nuk e kuptojnë rrezikun rus
Një ditë pasi zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan ...
-
Falja e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (PAMJE)
Mëngjesi i së premtes çeli më ndryshe në Pejë. Në xhaminë “Haxhi Ibrahim D...
-
“Rrogat po iu ecin…”, nesër seanca e 28’të në tentim për ta konstituuar Kuvendin – asnjë sinjal zhbllokimi
Asnjë sinjal nuk ka që përsëritja e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës...
-
Reagimi i Kurtit kur Myftiu ia përmendi bllokadën: Rrogat po ju ecin…dikush nga BIK: Najfarë mësyshi e keni
Delegacioni i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka vizituar sot BIK’...
-
Haziri: Kriza politike merr fund veç me zgjedhje të reja, Kurti po ushtron trafikim politik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se se kr...