Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 28 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, duke u shprehur i pakënaqur për pamundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve në zonën shengen.
Në një intervistë në Top Channel, Kurti ka thënë se ky proces do të marrë fund më 1 janar të vitit 2024 pasi Kosova është vendi i fundit në Evropë që vazhdon të ketë regjim vizash për qytetarët, e që sipas tij, kjo po bëhet padrejtësisht.
“Nëse ka diçka që nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë deri më tani, është fakti që edhe më tej Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, por prapë lajm i mirë është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky nuk do të jetë më rasti. Më në fund pra gati mbi 5 vite pasi që Komisioni Evropian për herë të parë tha që “Kosova i ka plotësuar 95 kritere të nevojshme, duhet t’i hiqen vizat”, nga 1 janari i vitit të ardhshëm kjo do të bëhet edhe për Republikën e Kosovës, si vendi i fundit në Evropë, ku vazhdon të ketë ende viza për qytetarët, gjithsesi padrejtësisht”, ka thënë ai.
Shefi i Qeverisë ka folur gjithashtu edhe për nenin 7 të propozimit evropian, ku tha se në të flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.
Kurti tha se mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohje “de facto” e jo vetadministrim e as vetqeverisje.
“Askund Nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës sonë dhe unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi. Kjo do të thotë që kemi referencë veçse te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk ka vetadministrim, nuk ka vetqeverisje, ka veçse njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kryeministri Kurti.
Por, kryeministri i vendit gjithashtu u shpreh se në Kosovë nuk mund të ketë njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike, pasi siç theksoi ai ‘privilegji për dikë, mund të jetë diskriminim për dikë tjetër”.
“Unë nuk jam për t’i diskriminuar, shtypur, shfrytëzuar apo marxhinalizuar serbët. Ne shqiptarët kemi qenë një shekull nën sundimin serb, nuk do të përsërisim asgjë të ngjashme dhe as nuk do të na shkoj mendja asnjëherë, mirëpo gjithashtu nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë. Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo religjioze sepse privilegji për dikë, bëhet diskriminim për dikë tjetër. Andaj unë ju garantoj që nuk do të ketë kurrfarë solucionesh jo transparente e që e minojnë Kushtetuetshmërinë tonë dhe rendin republikan e demokratik”, tha Kurti.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...