Lajme

Kurti nuk i arriti as 100 ditë të qeverisjes, ja sa ditë ishte në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 25 March 2020

Albin Kurti erdhi në pushtet pas 23 vjetësh në opozitë. Përpjekje të gjatë me protesta e beteja të ndryshme politike. Por, nuk i zgjati shumë.

Bëri 50 ditë si kryeministër dhe u rrëzua.

Në rrethana izolimi për shkak të një pandemie globale, ku deputetë u mblodhën më maska në Kuvend, Kryetari i Vetëvendosjes që tash do të jetë Kryeministër në largim u rrezua me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

-Advertisement-

“E ke braktisë koalicionin, na ke braktisë edhe neve që të kemi përkrahë”, i tha Kurtit, Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, duke ia numëruar disa çështje për të cilat Kurti kishte vepruar me vete.

Seanca e sotme e rrëzimit të Qeverisë ishte kryesisht debat mes deri dje partnerëve të koalicionit.

Me rrëzimin e Qeverisë tash i takon presidentit të vendosë për hapat e mëtutjeshme. Askush nuk pret zgjedhje. Të gjitha flasin për një qeveri teknike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera