Kurti: Nuk guxoj të jap tokën e Kosovës, do e mbroj kombin deri në fund

Autori: Gazeta inFokus
21:56 | 27 June 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.
Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.
“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.
Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.
Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.
E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit.
Ai 50.3 përqind i vitit të kaluar është pikërisht për kështu siç jam dhe nuk janë këto llafet e kafenesë. Unë besoj se në politikë dhe në gjeo-politike.
Është kthyer historia si asnjëherë më parë që nga rënia e murit të Berlinit dhe unë besoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mësimet që duhet të nxjerrim nga historia”, u shpreh Kurti.
Të tjera
-
Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur...
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...
-
VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publi...
-
E shkarkuan nga Bordi i Infrakosi-it, vjen reagimi i Mehmetaj ndaj Kurtit dhe Rizvanollit
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë u morë vendim për shkarkim...
-
Transferohen 9 mijë lëndë të bizneseve në Gjykatën Komerciale, në shtator seancat e para
Me fillimin e punës së Gjykatën Komerciale bizneset do të kenë një adresë të ...
-
Interesim i madh: Mbi 300 qytetarë në pritje për të ngushtuar lukthin në QKUK
Mbi 300 persona janë duke pritur në listën e pritjes për të bërë ndërhyrjen e...
-
Një mërgimtar terrorizon çdo natë banorët e lagjes Emshir në kryeqytet
Një mërgimtar është bërë problem për banorët e lagjes Emshir në kryeqytet. Ta...
-
Kurti e Murati i shkojnë në zyre drejtorit të Doganës, mbajnë takim të mbyllur
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati kanë ...
-
Plagosja e Vali Corleone, policia zbardh detaje të reja, si ndodhi ngjarja?
“Prince Valentino Corleone” është plagosur sot në orët e para të mëngjesit. P...
-
Sulmoi dy policë në Malishevë, arrestohet mërgimtari
Një mërgimtar shqiptar me shtetësi holandeze është arrestuar të enjten në Mal...
-
E PLOTË/ Nga mesazhi misterioz te vizita e shokut dhe denoncimi i i xhaxhait, çfarë dihet nga zhdukja e Vis Martinajt
Ditën e djeshme, familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka...
-
Për një vend parkim bëhen llom disa burra në Fushë Kosovë
Disa persona janë rrahur në Fushë Kosovë, për shkak të parkingut. Siç th...